Protestë te Bashkia Tiranë, qëllohet ndërtesa me molotov, 2 persona në polici

Shqipëria

Protestë te Bashkia Tiranë, qëllohet ndërtesa me molotov, 2 persona në polici

Më: 26 prill 2024 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Këtë të premte është zhvilluar protesta e katërt në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.

Gazetarja Sara Demushi bën me dije se dy protestues janë ndaluar ne nisje të tubimit, pasi atyre u janë gjetur lëndë piroteknike nga uniformat blu. Të dy ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Një numer i lartë forcave të policisë, rrethuan zonën. Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Në një moment pati tensione mes protestuesve dhe policisë ku u qëllua me motolov në ambientet e jashtme të bashkisë.

Me pankarta në duar, protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, të cilët ishin vendosur aty për mbarëvajtjen e tubimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat