Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Meta dhe Kryemadhi do të arrestohen...

Shqipëria

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Meta dhe Kryemadhi do të arrestohen...

Më: 26 prill 2024 Në ora: 18:17
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i ftuar ditën e sotme në një emision televiziv ku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit mes çiftit Meta-Kryemadhi.

Ai ka folur në lidhje me hetimet që SPAK po zhvillon për ta, teksa deklaroi se nga çasti në çast ata mund të arrestohen, pasi secila çështje ka ecur.

SPAK ka bërë një reagim, ka deklaruar se ende nuk ka kërkesë për masë sigurie ndaj tyre. Kanë qenë 9 kallëzime ndaj tyre, 6 janë rrëzuar, 3 janë pranuar. Dy janë për Kryemadhin, çështja e lobimit dhe hetimi pasuror. Meta ka probleme me dosjen ‘CEZ-DIA”. Ky hetim ka nisur më 20 korrik 2019.

Secila nga çështjet ka ecur goxha. Nuk do habitesha nëse SPAK do paraqitej në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar një masë sigurie. Meta e di këtë gjë dhe në daljet publike, ai i ka përmendur me emër dëshmitarët kyç që ka për çështjen ‘Cez-DIA’. Meta e di që SPAK-u e ka bërë tentativën për masën e sigurisë.”– tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat