Sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, ja kandidatët për postin e Presidentit dhe zv.Presidentit, zbardhet agjenda

Shqipëria

Sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, ja kandidatët për postin e Presidentit dhe zv.Presidentit, zbardhet agjenda

Më: 27 prill 2024 Në ora: 09:46
Partisa e Lirisë

Ditën e sotme në orën 10:00 nis Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Mësohet se në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.

Anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:

Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)

Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)

Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)

Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)

Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)

Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)

Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)

Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)

Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)

Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)

Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)

Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë

Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)

Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)

Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)

Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)

Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)

Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

Sot kreu i PL-së, Ilir Meta postoi një mesazh në “Facebook”, ku ka treguar se ka marrë përshëndetjen e parë nga Vlora për organizimin e Konventës. Pas Vlorës, një tjetër postim tregon dhe përshëndetjen e 'delegatëve' Pukës dhe Fushë-Arrëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat