“Meta nuk u përfshi”- Nora Malaj: E vërteta e djegies së mandateve, çfarë ndodhi

Shqipëria

“Meta nuk u përfshi”- Nora Malaj: E vërteta e djegies së mandateve, çfarë ndodhi

Më: 27 prill 2024 Në ora: 22:48
Ish-zëvendësministja e Arsimit, Nora Malaj

Ish-zëvendësministja e Arsimit, Nora Malaj, është shprehur se djegia e mandateve rezultoi një gabim i madh që po jep pasojat edhe sot.

Komentet Malaj i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk kishte dorë në djegien e mandateve.

Ajo tha gjithashtu se djegia e mandateve erdhi pas disa aksioneve politike dhe dështimeve të disa nismave të opozitës në Kuvend, pasi sipas saj, u kuptua se vjedhja ishte standartizuar në mos-pasjen vlerë të mandatit të deputetit.

“Djegia e mandateve nuk ka qenë gabim, por faj. Do ta them unë të vërtetën, sepse të tjerët kanë thënë gjysmën e të vërtetës. Duke qenë se ne na u vodhën mandatet, dolëm aty dhe nuk arritëm numrat, duke qenë se ngritëm disa kauza politike, nuk kishim produktivitet. Kuptuam që vjedhja ishte standartizuar në mospasjen e vlerës së mandatit.

Është krimi më i madh që ti bën kur i jep mandatin, por nuk i jep vlerën e mandatit. Pra kampi opozitar u mblodh dhe vendosi çfarë do të bënte. U mor si fakt që të gjithë këta që vinin pas nesh se edhe këta do të ishin po aq tragjik sa ne dhe nuk do të futeshin në lista. Kur u dorëzuan mandatet, u dhanë si një formë ekstreme, për të menduar dhe për të shpëtuar këtë agoni, që tani po themi pse nuk të emocionon asgjë. Arritëm që ndërtuam këtë stad. U trondit sistemi.

Dhënia e mandateve quhej Covid politik. Ne nuk ankohemi. Ilir Meta për hir të së vërtetës ka qenë dorëjashtë. Të gjithë këta, asnjë jurist i mençur nuk na mblodhi ne të paditurit. Të na thoshte se mandatet nuk jepen kështu sepse i keni marrë individualisht. Ishte një skemë e mirëorganizuar, një skenar ogurzi për të prerë pemën e politikës. Opozitarizëm mund të bëjë edhe një fëmijë në shtëpi”, tha Malaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat