Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të shitur kanabis, i vihen prangat të riut në Shkodër

Shqipëria

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të shitur kanabis, i vihen prangat të riut në Shkodër

Më: 29 prill 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” ka kapur dhe ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Mësohet se riu është kapur në flagrancë nga autoritet duke shitur doza kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”.

Theu masën e sigurisë, për të shitur doza cannabisi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat