“Gjobaxhie, gënjeshtare”/ Plas sherri në Kuvend, Felaj i kthehet Bardhit: Ju nxjerr jashtë!

Shqipëria

“Gjobaxhie, gënjeshtare”/ Plas sherri në Kuvend, Felaj i kthehet Bardhit: Ju nxjerr jashtë!

Më: 29 prill 2024 Në ora: 22:06
Bardhi- Felaj

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kanë debatuar gjatë seancës së Kuvendit në lidhje me listën e diskutatëve.

Teksa Felaj bën sqarimin, Bardhi nga vendi flet duke e quajtur “gënjeshtare dhe gjobaxhie”. Ermonela Felaj nga ana e saj e paralajmëroi se në bazë të rregullores mund t’i heqë fjalën dhe ta nxjerrë jashtë.

“Ato gjobaxhiet shko tregoji atje ku të mësojnë se si të vish dhe të flasësh kështu”, i tha Ermonela Felaj, Gazment Bardhit duke e paralajmëruar për masa nga ana e Kuvendit.

Debati:

Ermonela Felaj: Një sqarim për listën e diskutantëve. Lista bëhet nga grupet dhe drejtuesi i seancës. Një minutë, se ju vetëm gënjeni dhe të gjithë ngatërresën ju e bëni bashkë me kolegët. Ne nuk bëjmë asnjë listë si të duam. Por listat kanë një logjikë që imponon rregullorja që është harmonizimi i grupeve. Deputetja Ilda Dhori përfaqëson jo grupin parlamentar të PD, por grupin parlamentar Demokraci dhe Integrim. Si kundër Elda Hoti nuk përfaqëson grupin e PD, por grupin Aleanca për Ndryshim, kështu që nuk ka gabim në listë. Zonja Hoti do ta marrë kur ti vijë radha. Mos gënjeni kolegët tuaj.

Bardhi flet nga vendi pa mikrofon: Gënjeshtare.

Ermonela Felaj: Gënjeshtar je ti i kapur me fakte dhe prova që nuk e di ku i ke deputetet dhe deputetët nuk dinë se ku janë.

Gazment Bardhi flet nga vendi pa mikrofon: Gjobaxhie.

Ermonela Felaj: Zoti Bardhi ju tërheq vëmendje, ju lutem mos e përsërisni sepse ju heq të drejtën e fjalës dhe ju nxjerr jashtë. Ato gjobaxhiet shko tregoi atje ku të mësojnë sesi të vish dhe të flasësh kështu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat