Tritol banesës së gjyqtarit të Shkodrës/ Softa: Veprimet e autorit të qeta, bëri përllogaritje. Leka: Janë pyetur disa persona

Shqipëria

Tritol banesës së gjyqtarit të Shkodrës/ Softa: Veprimet e autorit të qeta, bëri përllogaritje. Leka: Janë pyetur disa persona

Më: 30 prill 2024 Në ora: 00:08

Ekspereti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se autori i cili vendosi tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, u tregua i qetë në veprimet e tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Softa u shpreh se hetimet duhet të tregojnë nëse kjo ngjarje lidhet me ndonjë nga çështjet që Sterkaj ka gjykuar.

Ndërsa gazetari Ervin Leka deklaroi se janë pyetur 3 persona për ngjarjen. Leka shtoi se dyshimet janë se autori është i porositur nga palë të treta.

Pjesë nga diskutimi

Fajton Softa: Kjo është pjesë e hetimit e cila do të shikojë rrethanat, faktorët, motivet, çështjet e nxehta që mund të ketë gjykuar. Nëpërmjet kamerave për të gjetur mundësinë ku mund të jetë zbuluar autori, ku mund të shkohet te porositësit e tij. Mund të kemi mundësinë për të parë se deri ku shkon, a ka qenë i vetëm në këtë veprim. Veprimet e tij ishin të qeta, nuk pamë panik. Ka bërë një përllogaritje. Dikush që e njeh atë person ,mund të japë një ide të përafërt ose mund të ketë informacion për të.

Ervin Leka: Gjyqtari Sterkaj ka eksperiencë 30-vjeçare në Gjykatën Vendimet kanë qenë voluminoze. Vetëm në2023 ka pasur në gjykim 800 dosje penale. Nuk mund të themi se cila nga dosjat mund ta ketë sjellë vendosjen e tritolit, por mund të ketë të bëjë me dosjet e gjykuara së fundmi. Kemi të bëjmë me një ngjarje të porositur. Ka dyshime se ai është person i porositur nga palët të treta. Steraj ka gjykuar grupe kiminale, gjykimi i të miturve, por edhe çështje të tjera penale. Kanë qenë disa të shoqëruar, 3 persona në cilësinë e personave që mund të ketë dijeni. Ata janë lënë të lirë. Edhe vetë gjyqtari është marrë në pyetje. Ai e ka lidhur me detyrën e tij.

Fatjon Softa: Kjo është një strukturë e aprovuar me kërkesë të zotit Rrumbullakut, më pas të zotit Balla, e ngritur për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo strukturë e rriti efektivitetin e saj, sot ka 130 punonjës.

“Autori është filmuar teksa vjen nga një rrugë tjetër, shpresa kryesore është me hapjen e këtyre kamerave, ai e ka vendoisur diku maskën, atë pikë strategjike të tij, policia po mundohet ta gjejë. Edhe mënyrën e largimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat