“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”/ Do të pyetet sot nga SPAK, Veliaj ironizon me shprehjen e famshme të Ruzveltit

Shqipëria

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”/ Do të pyetet sot nga SPAK, Veliaj ironizon me shprehjen e famshme të Ruzveltit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 10:50
Erion Veliaj

Teksa kryebashkiaku, Erion Veliaj ndodhet në SPAK, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje, vjen një reagim nga i pari i Tiranës.

Veliaj s’i ka kursyer ironitë për kundërshtarët e tij.

Ndërsa ka reaguar përmes një story që e ka ndarë në profilin e WhatsApp-it të tij, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pas SPAK-ut, do të jetë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat