Tenderi për karburantin, GJKKO refuzon marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit

Shqipëria

Tenderi për karburantin, GJKKO refuzon marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Ndonëse ishte arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana, kjo gjë është refuzuar nga GJKKO. Gjana dhe SPAK kishin arritur në marrëveshje lidhur me pranimin e fajësisë për 2 procedura tenderimi për blerje karburanti. Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sot kthimin e dosjes për hetim nga ana e SPAK. Sakaq, marrëveshja parashikonte dënimin e Gjanës me 1 vit e 6 muaj burgim dhe konvertimin në 3 vite shërbim prove.

Po ashtu edhe një masë plotësuese, siç ishte heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar.

Deklarime për rastin në fjalë ka dhënë edhe ish-kryebashkiaku Safet Gjici. Nga qelia e burgut ku shlyen dënimin dënimin për shpërdorim detyre pas videoskandalit seksual në zyrën e tij, Gjici tha se nuk i kujtohen detaje.

“Më date 25 Janar 2024, është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit Safet Gjici, i cili deklaroi se për shkak dhe të kohës së gjatë aë kishte kaluar, nuk i kujtoheshin detaje rreth ngjarjes, por edhe se një pjesë e mire të kompetencave të tij si kryetar bashkie, ai i kishte deleguar tek n/kryetarët e bashkisë. Gjithashtu, shtetasi Safet Gjici deklaroi se në muajin Prill ishte angazhuar në fushatë elektorale dhe nuk është marrë fare me punët e bashki, për shkak se dhe ligji zgjedhor nuk ia lejonte një gjë të tillë”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kjo e fundit duhet të vijojë hetimet për të bindur gjykatën mbi fajësinë e Gjanës dhe zbardhjen e veprës penale në dy tenderat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat