Berisha: Triumfi i Tiranës është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme dhe rikthimin e opozitës në pushtet

Shqipëria

Berisha: Triumfi i Tiranës është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme dhe rikthimin e opozitës në pushtet

Më: 1 maj 2024 Në ora: 21:21
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje opozitarëve që të dalin në protestën e të martës, para bashkisë së Tiranës.

Berisha tha në fjalën e tij, se triumfi i opozitës në Tiranë është një fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme dhe rikthimin e opozitës në pushtet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, dje ishte një ditë e bardhë, një ditë fitoreje.

Ishte agu i ngadhënjimit të opozitës mbi narkodiktaturën.

Ndaj dhe këto ditë gjer të martën e bekuar që vjen, ta bëjmë natën ditë.

Të punojmë, të trokasim në çdo zemër të qytetarëve të Tiranës.

Të mblidhemi të martën për të festuar fitoren.

Fitorja, triumfi i Tiranës, çlirimi i shtëpisë së parë të kryeqytetit është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme.

Është fitore vendimtare për rikthimin e opozitës në pushtet.

Është fitore vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe çeljen e rrugës së integrimit të këtij vendi.

Ndaj përsëri sonte u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi në kauzën tonë të drejtë.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre forcave politike, lëvizjeve politike që e ndjejnë se kleptokracia, se sundimi i drogës, bandave dhe krimit të Edi Ramës janë dramë e vërtetë kombëtare për shqiptarët.

Të bashkohemi, të përmbushim misionin tonë, shpëtimin e Shqipërisë.

Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar.

Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij.

Të bashkohemi në një front të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat