Inceneratorët, Kraja: Pavarësisht lidhjeve të konfirmuara, SPAK-u ende nuk e trajton çështjen si një grup të strukturuar kriminal

Shqipëria

Inceneratorët, Kraja: Pavarësisht lidhjeve të konfirmuara, SPAK-u ende nuk e trajton çështjen si një grup të strukturuar kriminal

Më: 1 maj 2024 Në ora: 21:24
Akil Kraja

Shefi i kabinetit të Berishës, Akil Kraja i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se pavarësisht lidhjeve të konfirmuara mes inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, SPAK-u ende nuk e trajton çështjen si një grup të strukturuar kriminal.

Kraja: Kam frikë se jemi në një kontekst ku Erion Veliaj është si një produkt fluid që hidhet në një strukturë të lëngshme dhe po pritet cfarë drejtimi.

Nuk ka një drejtim, është i çorientuar.

Po përpiqet të bashkëpunojë për të shitur një kokë tjetër, mabse Ramën vetë ose për të shitur vartësit e tij.

Këtu kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

SPAK-u pavarësisht lidhjeve të konfirmuara mes Inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe të Tiranës që nuk ekziston, ende nuk e trajton çështjen si një grup të strukturuar kriminal i cili në vetvete gjenezën administrative e ka nga një bonus ofruar nga kryeministri Rama për një kompani që nuk ekzistonte fantazëm.

Ke ministra, kryetarë bashkiakë, të gjitha janë vetë një strukturë e organizuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat