Veliaj në SPAK, Ndreca: Në Prokurorinë e Posaçme do të shkojë çdo zyrtar që thirret, nga informacionet e mia…

Shqipëria

Veliaj në SPAK, Ndreca: Në Prokurorinë e Posaçme do të shkojë çdo zyrtar që thirret, nga informacionet e mia…

Më: 1 maj 2024 Në ora: 22:26
Erion Veliaj

Socialisti Plarent Ndreca, ka folur lidhur me thirrjen e Erion Veliajt në SPAK.

Ai tha se në Prokurorinë e Posaçme do shkojë çdo zyrtar që thirret nga SPAK për të informuar apo dhënë shpjegime.

“Do shkojë çdo zyrtar sa herë gjykohet nga SPAK për të informuar, dhënë llogari apo shpjeguar gjithë çfarë kanë bërë në ushtrimin e detyrës së tij. Unë kam informacion mbi çështjen nga pikëpamja profesionale, por nuk ka rëndësi informacioni im, por kjo është në varësi të gjykimit të SPAK.

Veliaj ka treguar gatishmëri që të japë shpjegim, siç e ka thënë ai ka kërkuar që të japë shpjegim. Mendoj se SPAK ka vepruar ftohësish për procedurat, dhe pse ka një presion politik. Veliaj është zyrtar i lartë që ka më pak lidhje me këtë çështje. Në morinë e shkresave, vetëm dy janë firmosur prej tij”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat