Vasili: Rama mashtron se në Shqipëri do të vijnë 30 milionë turistë, një krahasim me Greqinë

Shqipëria

Vasili: Rama mashtron se në Shqipëri do të vijnë 30 milionë turistë, një krahasim me Greqinë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 21:19
Petrit Vasili

Deputeti Petrit Vasili ka publikuar në rrjetet sociale fjalën e tij në parlament, ku ndër të tjera ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama, se më 2030, Shqipëria do të ketë 30 milionë turistë.

Vasili shprehet se ky është një mashtrim ordiner i Ramës. Ai ka krahasuar Shqipërinë me Greqinë, duke thënë se shteti fqinj ka shumë kushte, të cilat vendi ynë nuk i ka.

Postimi i deputetit Petrit Vasili:

Fjala sot ne Kuvend dhe mashtrimi ordiner i Edi Rames qe ne 2030 do te kete 30 milion turiste.

Shpjegova me fakte dhe shifra kete mashtrim kaq te trashe dhe se sa qesharak behet qeveria dhe deputetet, qe si papagaj perserisin kete gomarllek te Edi Rames.

I bera nje krahasim shume te thjeshte me Greqine qe ka 32 milione turiste.

????️Greqia ka 40 aeroporte, ndersa Shqiperia vetem nje.

????️Greqia ka qindra linja detare komunikimi turistik ndersa Shqiperia asnje linje detare brenda vendit.

????️Greqia ka mijera e mijera mjete lundrimi detar turistik dhe disponon 1/5 e flotes boterore sa i takon tonazhit, ndersa Shqiperia asgje.

????️Greqia ka 120 mije km rruge te standarti te larte ndersa Shqiperia as 12 mije km.

????️Greqia ka 2400 km hekurudhe ndersa Shqiperia asgje.

????️Greqia ka 1 milion 500 mije shtreter turistike ndersa Shqiperia as 100 mije.

????️Greqia ka 140 milion nete fjetje ne vit me mesataren 4.4 nete fjetje per turist, ndersa Shqiperia nuk e ka as  0.4 nete fjetje per turist.

Mashtrimi i Rames dhe i papagajve te tij ministra e deputet per milionat e turisteve eshte nje idiotesi koke e kembe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat