“Operacionet antidrogë nuk po kapin bosët”, eksperti Softa ngre shqetësimin: Shpërndahet dhe me pako postare

Shqipëria

“Operacionet antidrogë nuk po kapin bosët”, eksperti Softa ngre shqetësimin: Shpërndahet dhe me pako postare

Më: 3 maj 2024 Në ora: 11:39
Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, thotë se operacionet antidrogë që po zhvillohen po kapin vetëm shpërndarësit dhe nuk po mbërrijnë deri tek bosët e grupeve.

Softa tha se kjo ndodh edhe për shkak të dekonspirimeve, por pavarësisht kësaj, operacionet “Tempulli” nuk mund të vijojnë pafundësisht.

“Nëse kemi 20 persona të arrestuar, kemi telefonat, komunikimet. Tempulli nuk mund të jetë pa fund, do ketë ndalime.

Ka dhe dekonspirime të operacioneve nga policia. Në polici apo në vende të tjera ka njerëz që e shpërdorojnë uniformën, e tradhtojnë detyrën që iu është dhënë, por këto janë në pastrim e sipër.

Bashkëpunëtorë do të ketë, por të shpresojmë që mos të jenë në nivele të larta dhe të mbrojnë bosët e vërtetë.

Balla ka thënë se ne do vazhdojmë me operacione “Tempulli” pafundësisht, deri sa të arrijmë te kreu.

Kam komunikuar me të rinjtë në gjimnazet e Tiranës, kam pasur informacion, të paktën 1 në 3 të rinj e konsumojnë drogën.

Një pjesë e kanë ditore, një pjesë një herë në javë. Për sa kohë që ka konsum, patjetër që ka shpërndarje të madhe.

Fatkeqësisht tregu i lëndëve narkotike është rritur.

Në verë shtohet dhe përdorimi i lëndëve narkotike në zonat bregdetare jo vetëm shpërndarës nga vendi ynë, por edhe të ardhur nga shtete të tjera që merreshin jo vetëm me shpërndarjen e lëndës narkotike, por edhe me lëndë sintetike.

Shpërndarësit kryesorë marrin ambiente me qira dhe përgatisin dozat.

Shpesh herë përdoren shërbimet delivery dhe shpërndarja te mosha 19 vjeç, i përdorin në lokale apo i çojnë poshtë pallatit.

Fillimisht e nisin si përdorues, më pas shpërndajnë dhe e bëjnë kundrejt një shume simbolike apo për të marrë lëndën narkotike falas.

Përdoren si shërbimet taksi edhe shërbimet e motorë që lëvizin vend e pa vend. Ata duhet të kontrollohen me imtësi.

Edhe ata që shpërndajnë delivery me çanta termike, duhet të jenë në vëmendjen e policisë, por ne duhet të shkojmë aty ku janë strukturat dhe financat.

Unë sugjeroj se nëse në një lokal do të shpërndahet drogë, të sekuestrohet gjithë lokali.

Në shkolla përdoren kryesisht tualetet në vendet ku e shpërndajnë apo përdorin.

Jashtë shkollës, gjejnë cepa pallatesh ku janë caktuar zonat dhe ku mungesa e kamerave i favorizon.

Një pjesë e atyre që i përdorin janë familje që kanë probleme.

Ndoshta babai është jashtë, ose janë të rinj që vijnë nga familje me divorce që nuk kanë kontrollin e duhur.

Fillojnë nga përdorues dhe më tej kalojnë në shpërndarës, për të pasur mundësi që ta paguajnë se ua kërkon trupi.

Po e përdorin edhe pa shkuar ende në gjimnaz. Moshat 13-vjeçare fillojnë dhe bëhen përdorues për herë të parë.

Fillimisht e nisin me kanabis. Por ka raste që shpërndahet edhe me postë dhe shkon në banesë por edhe në këto raste, ka bashkëpunëtorë”, tha Softa për MCN TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat