Vdekja misterioze e çiftit në Dropull, zbardhen detaje të bujshme, ja pista kryesore që po heton policia

Shqipëria

Vdekja misterioze e çiftit në Dropull, zbardhen detaje të bujshme, ja pista kryesore që po heton policia

Më: 3 maj 2024 Në ora: 12:55
Dropull

Policia e Gjirokastrës ka bindjen se çifti i të moshuarve është vrarë me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e tyre.

Policia ka në rrethin e të dyshuarve 3 persona për të cilët pritet përgjigjja e policisë shkencore që do të zbulojë nëse janë të implikuar.

Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar.

Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur sasi parash që i përkisnin çiftit të të moshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat