Presidenti Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i Kalabrisë

Shqipëria

Presidenti Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i Kalabrisë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 15:37
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë.

Këtë titull, të parit të shtetit, ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones. Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio , vendosi me unanimet të plotë të nderojë Presidentin e Republikës Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e tij më të thellë duke theksuar se , e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre." Ju siguroj që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.

Kryetari i Shtetit e cilësoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, “si një nga momentet në jetë që të shënjon shumë fort, të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat