Pipiria: Lejet e ndërtimit duhet të dixhitalizohen, të bëhen publike nga institucionet që i japin ato

Shqipëria

Pipiria: Lejet e ndërtimit duhet të dixhitalizohen, të bëhen publike nga institucionet që i japin ato

Më: 3 maj 2024 Në ora: 21:14
Reinaldo Pipiria

Drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria thotë se duhet të dixhitalizohen lejet e ndërtimit. I ftuar në emisionin “Sheshi i dollarit”, duke folur për regjistrin e pronave, ai tha se është e nevojshme që lejet e ndërtimit të bëhen publike nga institucionet që i japin ato, duke treguar transparencë.

Mendoj që nuk fillon me databasen në Kadastër. Duhet të fillojmë me dixhitalizimin, gjurmueshmërinë dhe bërjen publike të të gjithë lejeve të ndërtimit në të gjithë Shqipërinë. Nuk duhet të jetë nga INSTAT, por publike nga institucionet që japin lejet e ndërtimit, duke dhënë një transparencë dhe mbi sasitë dhe tipologjinë e lejeve, mbi sasitë e banesave, shërbimeve tregtare e të gjitha. Në Amerikë, ka një komponent të rëndësishëm për të kuptuar tregun, shkalla e përthithjes së stokut nga tregu. Nëse në vitin 2023 kemi pasur 35 mijë njësi apartamente të shitura dhe sot kemi vetëm 17.500, atëherë shkalla e përthithjes së këtij tregu është 6 muaj. Çka jep një sinjal se ne jemi akoma në tregun që drejtohet nga shitësi dhe jo nga blerësi dhe çmimet do të kenë vazhdueshmëri rritjeje.”, tha ai.

Më tej, ai shtoi se nuk duhet të ketë më regjistër të përkohshëm të lejeve.

“Regjistrin duhet ta popullosh me informacion. Një është pjesa e lejes së drejtimit, e cila duhet të shkojë rregullisht si nga institucioni që e emeton lejen e ndërtimit, investitori dhe ndërtuesi. E dyta, duhet të popullohet me kontratat e porosisë,  të cilat jo gjithmonë reflektohen në kohë reale në Kadastër. E treta, duhet të vijë fundi i një regjistrimi të përkohshëm të regjistrimit të lejeve. Kur emeton një leje ndërtimi, ke krijuar një titull ekzekutiv dhe të drejta tregtare. Për sa kohë ke titull ekzekutiv dhe të drejta tregtare, është e udhës që të gjitha këto të jenë në një regjistër të përhershëm duke i dhënë një numër pasurie unik çdo njësie që është krijuar nëpërmjet kësaj leje ndërtimi. Në këtë moment, ke gjurmueshmërinë e pronës që kur lind si ide tregtare deri kur merr certifikatën e pronësisë. Mund të kesh ndryshime të titujve të pronësisë, hyrje dhe dalje në treg.“, tha mes të tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat