Brokeri Leka: S’besoj se do ketë luhatje në tregun e pasurive të paluajtshme, nuk ka prona në gjendje të pashitur

Shqipëria

Brokeri Leka: S’besoj se do ketë luhatje në tregun e pasurive të paluajtshme, nuk ka prona në gjendje të pashitur

Më: 3 maj 2024 Në ora: 21:26
Dritan Leka

Brokeri i kompanisë Century 21, Dritan Leka, i ftuar në emisionin Sintezë nga Brenton Kotorri në News 24 ka komentuar situatën ku ndodhet sot tregu i pasurive të paluajtshme.

Leka theksoi se nuk pret që të ketë luhatje të tregun e pasurive të paluajtshme. Ai shtoi se nuk ka prona në Tiranë që janë në gjendje të pashitur.

Dritan Leka, Broker në “Century 21”: Rregulli themelor i ekonomisë është raporti mes kërkesës dhe ofertës. Nuk besoj se në periudhë afatshkurtër do të ketë ndonjë problematikë në tregun e pasurive të paluajtshme.

Tregu i pasurive të paluajtshme nuk besoj se do të ketë luhatje. Në Tiranë po ndërtohet shumë, por nuk ka prona në gjendje të pashitur. Shitja zakonisht nis nga faza fillestare, që është gropa. Ka dhe rishitës e rishitës quhen ata që duan ta shesin pronën e vet. Ka pronarë që nuk e shesin pronën sepse në momentin që e shesin nuk gjejnë dot pronë me të njëjtën vlerë në të njëjtën zonë ose e përdorin për qira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat