Mister vdekja e dy të moshuarve në Dropull, mbi 10 të shoqëruar – bie pista e grabitjes

Shqipëria

Mister vdekja e dy të moshuarve në Dropull, mbi 10 të shoqëruar – bie pista e grabitjes

Më: 3 maj 2024 Në ora: 23:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbi 10 persona janë shoqëruar në polici për zbardhjen e vdekjes së çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, përkatësisht 84 dhe 88 vjeç në fshatin Bodrisht të Dropullit.

Pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë nga policia.

Kjo e fundit vijon hetimet në disa pista për zbulimin e të vërtetës së kësaj ngjarje të rëndë.

Për zbardhjen e saj, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve aty ku u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup.

Deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria po verifikon disa të dhëna për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Raportohet se momentalisht është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme.

Pavarësisht kësaj ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale dhe profileve të përftuara në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat