Rama nis përgatitjet për zgjedhje me moton “Krenarë Për Shqipërinë”

Shqipëria

Rama nis përgatitjet për zgjedhje me moton “Krenarë Për Shqipërinë”

Më: 4 maj 2024 Në ora: 09:17
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton bashkatdhetarët në Greqi, se në 12 maj do të jetë në Athinë, ku  do të zhvillojë një takim me ta, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitin e ardhshëm.

Rama në një postim në Facebook, tha se më 12 maj nis nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë “Krenarë Për Shqipërinë”.

“MIRËMËNGJES, dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë “Krenarë Për Shqipërinë”, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Një nga arsyet e këtij turi, shkruajnë mediat vendore,  është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat