Rama mbledh deputetët dhe kabinetin qeveritar, zbardhen 4 pikat për të cilat do diskutohet

Shqipëria

Rama mbledh deputetët dhe kabinetin qeveritar, zbardhen 4 pikat për të cilat do diskutohet

Më: 7 maj 2024 Në ora: 10:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit.

Mësohet se 4 do të jetë pikat ku do të fokusohet mbledhja e kryesocialistit Edi Rama me deputetët dhe ministrat e tij.

Pika e parë ku do të mbështetet diskutimi është qeverisja dhe forcimi i saj, funksionimi i ligjit, korrupsioni dhe nisma ‘Shqipëria e 2030-ës’.

Kryeministrit Rama pritet të ketë mesazhe direkte për punën e ministrave, madje do të flasë edhe për kuadrin ligjor si dhe zbatimin e forcimin e tij.

Kujtojmë që PS ka hyrë në një proces riorganizimi prej muajsh, një proces ky i rëndësishëm për këtë forcë politike. PS kur bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare e nis procesin e riorganizimit më herët, që përfshin dhe riorganizim në bazë, atje ku mblidhet vota. Sakaq, në datën 10 dhe 11 qershor do të mbahet kongresi i PS ku do të zgjidhen delegatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat