“Po bojkotohen mbledhjet që të pengohet puna e Komisionit Hetimor”, Vokshi: Mazhoranca bën mbledhje ilegale

Shqipëria

“Po bojkotohen mbledhjet që të pengohet puna e Komisionit Hetimor”, Vokshi: Mazhoranca bën mbledhje ilegale

Më: 7 maj 2024 Në ora: 14:35
Albana Vokshi

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, pasi mazhoranca braktisi mbledhjen, deklaroi se kjo braktisje bëhet me qëllim që të pengohet puna e Komisionit Hetimor në Shëndetësi.

Vokshi theksoi se maxhoranca ka bërë mbledhje ilegale, duke shtuar se kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka kthyer përgjigje prej 2 javësh për kërkesat e opozitës.

Albana Vokshi: Mazhoranca bën mbledhje ilegale, kërkojmë përgjigje nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kërkuam pavlefshmërinë e mbledhjes të Plarent Ndrecës. Kërkuam anulimin e vendimeve të marra nga mazhoranca.

Mazhoranca është e papërgjegjshme ndaj mbledhjeve të Komisioneve Hetimore parlamentare. Deputetët Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca janë në konflikt interesi për këtë komision. Po bojkotohen mbledhjet që të pengohet puna e Komisionit Hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat