Dosja “Babale”/ Shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

Shqipëria

Dosja “Babale”/ Shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:26
Ervin Salianji

Procesi në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shtyrë sërish. Mësohet shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi, që pretendon se ka probleme shendetësore.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 22 maj në orën 10:30.

Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat