‘TIMS’-i, Gogu replika me Salianjin: Sot është dita e ekspertëve, jo e jona për gjyqin e radhës

Shqipëria

‘TIMS’-i, Gogu replika me Salianjin: Sot është dita e ekspertëve, jo e jona për gjyqin e radhës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:34
‘TIMS’-i, Gogu replika me Salianjin: Sot është dita e ekspertëve, jo e jona për gjyqin e radhës

Në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari Toni Gogu, deklaroi se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin.

Ai duke iu kthyer Salianjit, tha se sot është dita e ekspertëve.

“Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s’kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës.

Menjëherë t’i kthehemi normalitetit dhe t’i shmangim komentet pezhorative të tipit që “sot nuk është dita e teorisë”, deklaroi Gogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat