Kultivuan qindra bimë kanabis në pyllin e fshatit Mukje, arrestohen 2 persona në Krujë

Shqipëria

Kultivuan qindra bimë kanabis në pyllin e fshatit Mukje, arrestohen 2 persona në Krujë

Më: 9 maj 2024 Në ora: 09:22
Bimët kanabis të mbjella në pyllin e fshatit Mukje

Dy persona janë arrestuar nga policia e Krujës për kultivimin e kanabisit në pyllin e fshatit Mukje.

Gjatë kontrolleve të kryera me dron në kuadër të operacionit “Monitorimi”, u arrestuan në flagrancë Sh.S, 55 vjeç dhe M.M 23 vjeç.

Dyshohet se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela të fshatit Mukje. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 130 bimë të llojit kanabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat