Dita e Evropës, mesazhi i kryeparlamentares Nikolla: Të ecim më shpejt drejt BE, kësaj “mrekullie hyjnore” në tokë

Shqipëria

Dita e Evropës, mesazhi i kryeparlamentares Nikolla: Të ecim më shpejt drejt BE, kësaj “mrekullie hyjnore” në tokë

Më: 9 maj 2024 Në ora: 09:36
Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” Nikolla thekson se 9 Maji është dita që na shpie te ëndrra!

Postimi i plotë i kryeparlamentares Lindita Nikolla:

“9 Maji, Dita e Evropës, është dita që na shpie te ëndrra, rrënjët, qytetërimi, identiteti, vizioni dhe destinacioni ynë i natyrshëm evropian, drejt kësaj “mrekullie hyjnore” në tokën e kontinentit të vjetër.

Mbështetja e mbizakonshme popullore e anëtarësimit në Bashkimin Europian është një frymëzim i madh, por edhe një sfidë për Kuvendin e Shqipërisë, për lidershipin tonë të ecjes sa më shpejt drejt familjes së madhe evropiane.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat