Dita e Drejtësisë, gazetari Toska: Mëkatarët e politikës janë bërë bashkë kundër amerikanëve. Balluku duhet të ishte në burg

Shqipëria

Dita e Drejtësisë, gazetari Toska: Mëkatarët e politikës janë bërë bashkë kundër amerikanëve. Balluku duhet të ishte në burg

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:54
Almer Toska

Gazetari, njëkohësisht drejtuesi i portalit Timoni.al, Almer Toska, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi Ditën e Drejtësisë.

Toska u shpreh se mëkatarët e politikës janë bërë bashkë kundër amerikanëve. Ai tha se edhe Belinda Balluku duhet të ishte sot në burg.

“Sot është dita e drejtësisë. Edi Rama është ndër kryeministrat më të korruptuar në Europë. Belinda Balluku dhe drejtorët e saj kanë abuzuar me paratë publike. Rama është bërë mburojë për Ballukun dhe drejtorët e saj.

Belinda Balluku duhet të ishte përpara drejtësisë. Balluku është frikësuar shumë përpara drejtësisë, ajo financon shumë media. Morali i opozitës shqiptare sot nuk është i pastër. Mëkatarët janë bashkë kundër amerikanëve”, deklaroi gazetari Toska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat