Përfshihet nga flakët banesa private në Fier, shpëtohet mrekullisht nga shërbimet zjarrfikëse pronari i shtëpisë - zbulohet shkaku

Shqipëria

Përfshihet nga flakët banesa private në Fier, shpëtohet mrekullisht nga shërbimet zjarrfikëse pronari i shtëpisë - zbulohet shkaku

Më: 10 maj 2024 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “ 15 tetori” në Fier.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i zoti i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë, pasi banesa e rrënuar ndodhet në afërsi të tyre.

Ndërkohë i zoti i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat