Besim Ndregjoni takim me Presidentin e landit të Saksonisë, diskutim për krimet e regjimit komunist në Shqipëri

Shqipëria

Besim Ndregjoni takim me Presidentin e landit të Saksonisë, diskutim për krimet e regjimit komunist në Shqipëri

Më: 10 maj 2024 Në ora: 23:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka zhvilluar një takim me Presidentin e landit të Saksonisë, Dr. Matthias Rößler.

Ndregjoni u shpreh se me Rößler ka diskutuar në lidhje me krimet e komunizmit ne Shqipëri.

Ai theksoi se demokracia nuk mund të funksionojë pa u dënuar krimet e tmerrshme të komunizmit.

Po ashtu ai shtoi se ekspozeja e tij mbi krimet e regjimit komunist e tronditën Presidentin Rößler.

Kënaqësi takimi me Presidentin e landit të Saksonisë, Dr. Matthias Rößler, në lidhje me krimet e komunizmit ne Shqiperi. Nuk mund te fuksionoi demokracia pa u denuar krimet e tmerrshme te komunizmit! Ekspozeja ime mbi krimet e komunizmit e tronditen Presidentin”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat