Shitje fiktive për 2 milionë euro, vihet në hetim ish punonjësi i QKB e 6 të tjerë, 15 të huaj u bënë me biznes pa hyrë kurrë në Shqipëri

Shqipëria

Shitje fiktive për 2 milionë euro, vihet në hetim ish punonjësi i QKB e 6 të tjerë, 15 të huaj u bënë me biznes pa hyrë kurrë në Shqipëri

Më: 11 maj 2024 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi me fatura fiktive në vlerën e 2 mln eurove, duke i shkaktuar shtetit dëm prej 60 mln lekëve. Në hetim janë vënë 7 persona, mes tyre një ish-punonjës së Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Sipas Prokurorisë u provua se janë krijuar dhe regjistruar në mënyrë fiktive me anë të falsifikimeve, 17 subjekte tregtare, të gjitha me aksionerë administratorë dhe pjestarë bordi drejtues, shtetas të huaj. Përkatësisht 15 prej tyre nga vende si Kuba, Spanja, Gjermania, Kroacia, Malta, Belgjika, Italia, India, Bangladeshi.

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Antik Çerpjan (ekonomist), arrest shtëpie për Arlind Dukën (ish specialist pranë QKB-së Vlorë), ndërsa detyrim paraqitje Altin Abedinit, Mahmut Limanit dhe Rudebs Rexhës, Fabio Damës dhe Andrea Alias pasi prokuroria po i heton për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".

Në hetim:
Antik Çerpja, ekonomist, akuza- Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar; Altin Abedini; Mahmut Limani; Rudebs Rexha; Fabio Dama, detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit; Andrea Alias; Arlind Duka, ish specialist pranë QKB-së Vlorë- akuza 'Moskallëzimi i krimit' dhe Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat