Kërcënoi nipin me armë për pronën/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Lezhë, arrestohet 67-vjeçari

Shqipëria

Kërcënoi nipin me armë për pronën/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Lezhë, arrestohet 67-vjeçari

Më: 11 maj 2024 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Një 67-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi kërcënoi nipin e tij me armë zjarri për motive pronësie.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mërqi ku në pranga u vu Pjetër Nika. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Arrestimi i tij u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja”.

67-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat