“Kryeministri e sheh Shqipërinë si pronën e tij”, Basha në Elbasan: 11 vjet pas ardhjes të Rilindjes në pushtet, vendi u zbraz

Shqipëria

“Kryeministri e sheh Shqipërinë si pronën e tij”, Basha në Elbasan: 11 vjet pas ardhjes të Rilindjes në pushtet, vendi u zbraz

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:42
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së në Elbasan, deklaroi se kryeministri i vendit Edi Rama e sheh Shqipërinë si pronën e tij.

Basha shprehet se 11 vite pas ardhjes së Ramës në pushtet, Shqipëria është zbrazur. Sipas tij, qeveria e Ramës është më e korruptuara në 34 vite demokraci.

Lulzim Basha: Qeverisja është kthyer në teatër, ku kemi një aktor të vetëm, që Shqipërinë e sheh si pronën e tij. Vetëm i zoti i shfaqjes merr kënaqësi, jo shqiptarët. Universitetet janë boshatisur nga studentët. Elbasani është braktisur, edhe Korça, edhe Shkodra e qytetet e tjera. 11 vjet pas ardhjes së Ramës në pushtet, Shqipëria u zbraz. Shqiptarët largohen për bukën e gojës dhe për përgjegjësinë që ndjejnë për familjen që duan të krijojnë. Kjo është qeveria më e korruptuar e 34 viteve.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Tani që ka zbrazur Shqipërinë, po shkon tek eksporti i tij, po shkon te diaspora. A po shkon vallë te diaspora? Se lajmet e fundit tregojnë se i ka mbledhur 55 kryetarët e bashkive dhe u ka dhënë kuota, bashkitë e vogla nga 50, bashkitë e mëdha nga 100 për të mbushur stadiumin. Pse? Që të ndihet mirë Edi Rama. Dhe të eksportojë edhe më shumë shqiptarë. Dhe kryetarët e bashkive, duke nisur nga ky i Elbasanit, që kanë harruar se çfarë është shërbimi ndaj qytetarëve, i janë kthyer në vegla të shfaqjes së “one man shoë” të Edi Ramës, shfaqje me një njeri, që nuk bën më të qesh për asnjë njeri. Bën të qaj shumë nëna dhe baballarë, prindër fëmijësh. Po shkon atje ku i ka përzënë shqiptarët, atje ku vazhdon t’i përzë shqiptarët, për t’ju thënë çfarë? Që pas 4 palë zgjedhjesh premtuime për votën e diasporës, se bën votën e diasporës. Aq më pak votën preferenciale apo siç njihet në popull listat e hapura, apo votimin elektronik, apo barazinë e votës. Pse? Sepse qëllimi nuk është të përmirësojë jetën e shqiptarëve. Kjo është më kriminalja nga të gjitha. Edi Rama e di se çfarë po bën. Skalionet e larta të partisë socialiste nuk kanë asnjë dyshim se çfarë po bëjnë. Siç e tregojnë vjedhjet e me WhatsApp në skandalin e inceneratorëve, apo në skandalin e bashkisë së Tiranës. As frikë nuk kanë pasur nga ligji, dërisa erdhi SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat