Vizita e Ramës në Greqi/ Lapaj: Miting në Athinë me autobuzë nga Shqipëria

Shqipëria

Vizita e Ramës në Greqi/ Lapaj: Miting në Athinë me autobuzë nga Shqipëria

Më: 11 maj 2024 Në ora: 13:13
Adriatik Lapaj

Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar për vizitën dhe takimet që do të zhvillojë kryeministrit Edi Rama ditën e nesërme në Athinë. 

Lapaj shprehet se në takimin në Greqi, Rama ka vendosur autobuzë falas nga krejt zonat e Greqisë drejt Athinës si dhe po merr me vete mbi 700 persona nga Drejtoria Arsimore e Vlorës, mbi 100 persona nga Saranda dhe administratë nga krejt bashkitë e jugut.

"Ishte parë e dëgjuar të sillnin emigrantë me autobuzë, por nuk qe menduar se mund të bëheshin mitingje në Athinë me autobuzë nga Shqipëria.", shprehet Lapaj në një postim në Facebook. 

Pra, "Z". Rama po shkon në Athinë të takoj ata që ai dhe paraardhësit e tij i larguan dhe vazhdojnë t'i largojnë nga atdheu. Në funksion të fotografisë që i duhet, pra një stadium plot që kudo të ndahet mesazhi se emigrantët e duan, ka marrë me vete këngëtarë si dhe po i jep vizitës doza patriotizmi. Pra, shqiptarë dilni se duhet nderuar atdheu se po vjen Kryeministri.

Në fakt ky nuk po shkon si Kryeministër, por si kryetar partie sepse shkon për vota e jo për hallet e tyre. Fakt tjetër është që në diasporë po del ky dhe po dalin të tjerët me detyrim pasi panë se sondazhet po i iknin pikiatë në radhët e emigrantëve. Kopjac!

Aq dëshpërimisht e do atë masivitet sa ka bërë 4 statuse në facebook, ka 2 muaj që kryetarët e bashkive 1 nga 1 i dërgon në Greqi t'i organizojnë komunitetet sipas zonave, ka vendosur konsullatën në Selanik dhe ambasadën në Athinë t'i kërkojnë databazat e antarëve krejt shoqatave në Greqi, ka vendosur autobuzë falas nga krejt zonat e Greqisë drejt Athinës si dhe po merr me vete mbi 700 persona nga Drejtoria Arsimore e Vlorës, mbi 100 persona nga Saranda dhe administratë nga krejt bashkitë e jugut. Ishte parë e dëgjuar të sillnin emigrantë me autobuzë, por nuk qe menduar se mund të bëheshin mitingje në Athinë me autobuzë nga Shqipëria. Tjetër nivel!

Media greke "Protothema" ka raportuar se rreth 150 persona do të shoqërojnë kryeministrin e Shqipërisë gjatë vizitës së tij private nesër në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El.Venizelos” në orën 08:30-9:00 të mëngjesit. Sipas Protothema, Rama do të jetë i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në teatrin në Galatsi.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe. Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina, raporton media greke.

Siç dihet deri tani, takimi me diasporën do të hapet me një koncert ku do të jenë të ftuar këngëtarë shqiptarë. Sakaq pak ditë më parë homologu i Ramës, Kyriakos Mitsotakis e ka cilësuar vizitën e tij si të panevojshme, ndërsa u shpreh se Rama nuk është një i ftuar i qeverisë por gjithsesi ata nuk e ndalojnë dot vizitën e tij.

Duket se vizita e Ramës nuk është fort e rëndësishme për homologun e tij, thënë kjo nga fakti se Mitsotakis nuk do të jetë në Athinë në datë 12 Maj. Sipas mediave turke ai do të udhëtojë të dielën drejt Ankarasë ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin turk Erdogan, më 13 Maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat