Zbulohen 3 lokale të përshtatura për lojëra fati në Fier

Shqipëria

Zbulohen 3 lokale të përshtatura për lojëra fati në Fier

Më: 11 maj 2024 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambiente të përshtatura për lojëra fati.

Zbulohen 3 lokale të tjera të përshtatura për lojëra fati të ndryshme.

Për 3 rastet e goditura, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, i DVP Fier, nga kontrollet e  vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, ka konstatuar se në 3 lokale në lagjen “Apollonia”, Fier organizoheshin lojëra fati të ndryshme. Për këto raste:

-u procedua në gjendje të lirë shtetasi 43 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve;

-u procedua në gjendje të lirë shtetasi 30 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit;

-u procedua në gjendje të lirë shtetasi 19 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi në lokalin ku ai punonte si kamarier, u konstatua duke organizuar veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi 38 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrolleve në këto 3 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 celularë dhe 1 laptop.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat