Detaje nga plagosja në Shkodër/ Konflikti në lagjen Parrucë, Jaser Osmani mori plumb në këmbë

Shqipëria

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Konflikti në lagjen Parrucë, Jaser Osmani mori plumb në këmbë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Shtetasi Jaser Osmani dyshohet se u konfliktua në lagjen Parrucë në qendër të qytetit të Shkodrës me një person tjetër. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për balkanweb se dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit mes autorit ende të paidentifikuar dhe shtetasit të plagosur.

Pas sherrit mes tyre, autori ka ardhur në lagjen “Tophanë” në afërsi të banesës të Jaser Osmanit, duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë.

I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia vendore e Shkodrës njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë

Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.

Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat