Drogë në formë çokollate dhe tunel i fshehtë, publikohen pamjet nga operacioni antikanabis në Shkodër

Shqipëria

Drogë në formë çokollate dhe tunel i fshehtë, publikohen pamjet nga operacioni antikanabis në Shkodër

Më: 12 maj 2024 Në ora: 10:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Publikohen pamjet nga operacioni antikanabis në Shkodër, ku janë sekuestruar 100 kilogramë drogë dhe dy persona janë shpallur në kërkim.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News shihen forcat policore duke ushtruar kontroll në zonë gjatë natës. Në një breg godinave janë gjetur shkallë nëntokësore që të çojnë drejt një tuneli ku rezulton se ishin fshehur sasi të madha të lëndëve narkotike.

Po ashtu në një zonë pyjore shihet një tende ku brenda saj ka disa shtretër që dyshohet se kanë jetuar personat që janë marrë me kultivimin e lëndëve narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes nuk janë konstatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit 42 vjeç dhe 37 vjeç, lindur në fshatin “Ura e  Shtrenjtë” dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat