Klima e biznesit në Shqipëri, ambasadori gjerman: Ka përmirësim, investuesit kërkojnë kuadër ligjor të sigurt

Shqipëria

Klima e biznesit në Shqipëri, ambasadori gjerman: Ka përmirësim, investuesit kërkojnë kuadër ligjor të sigurt

Më: 13 maj 2024 Në ora: 18:15
Karl Bergner

Shumica e bizneseve gjermane në Shqipëri janë të kënaqur me aktivitetin e tyre, në raport me vitin e kaluar. Në sondazhin e përvitshëm ata presin forcim të ligjeve dhe ashpërsim të luftës ndaj korrupsionit.

Në anketën e përvitshme që dhoma gjermane ka bërë me 51 sipërmarrjet e saj vendin tonë, vetëm 33% e tyre kanë thënë se situatë ekonomike nuk është e mirë.

Edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka vlerësuar klimën e bizneset, duke shtuar se vendi ka nevojë për krijimin e një kuadri ligjor të sigurt.

“Për ne është e qartë se investimet mund të lulëzojnë atje ku ka një kuadër të sigurt ligjor, një administratë profesionale dhe me integritet sikundër dhe një politikë të hapur për dialog si për punëdhënësit dhe me punëmarrësin. Mbështesim konsolidimin e shtetit ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit”, tha Karl Bergner, ambasadori gjerman në Tiranë.

Të pyetur për ecurinë në të ardhmen, 27% e bizneseve që mbrohen nga Dhoma Gjermane e Tregtisë presin të përballen me rënie, përqindje kjo e cila është më e ulët në raport me vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat