“Raportet e mia me Mitsotakis shumë të mira”, Rama për takimin në Athinë: Isha “stari” i shqiptarëve të Greqisë

Shqipëria

“Raportet e mia me Mitsotakis shumë të mira”, Rama për takimin në Athinë: Isha “stari” i shqiptarëve të Greqisë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:57
Edi Rama

Pas takimit me shqiptarët që jetojnë në Greqi, kryeministri Rama ka zhvilluar një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu. Në intervistën e transmetuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke se ai më parë ka prenotuar hotel për të qëndruar 1 natë në Athinë para takimit me diasporën. Më tej, kryeministri Rama ka foluar për forcat e shumta të sigurisë që shoqëruan takimin e tij si dhe ka treguar për raportet që ka me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis

Blendi Fevziu: U tha në fillim që ju do të vinit një natë para, ndërkohë që masat e sigurisë sipas gazetarëve grekë nuk kanë garantuar sigurinë tuaj dhe është parë si një rrezik. Për çfarë rreziku bëhet fjalë?

Edi Rama: Nuk ka lidhje. Ajo që kam parë gjatë gjithë kësaj periudhe ku kam qenë i detyruar ta ndjek më shumë se zakonisht median greke, është që ka shumë thashethemnajë, por nuk ka lidhje. Ne kemi planifikuar se do të vinim këtë ditë sepse është distancë e shkurtër. Problemi më shumë ka qenë i vendit.

Blendi Fevziu: Media raportoi që ju kishit prenotuar hotel dhe e anuluat për të ardhur vetëm për takimin dhe për t’u larguar sërish.

Edi Rama: Nuk është e vërtetë. Nuk kishim kërkuar asnjë takim me autoritetet greke se do të vinim për këtë takim. Edhe nëse do të kërkonim takim, në mënyrën si politika greke u pozicionua.

Blendi Fevziu: Vura re sot se sipas Prothotemës, 1 mijë e 500 policë për sigurinë tuaj. Për çfarë duhet gjithë kjo siguri?

Edi Rama: Duhet të pyesni autoritetet greke. Që të jemi të ndershëm, për vizitën e një kryetari qeverie, zakonisht merren masa të posaçme. U krijua dhe një atmosferë sepse mënyra se si gjithë ai proces ecejakesh për të marrë vendin që kishim prenotuar përfundoi në media dhe krijoi një situatë ku ky takim u bë qendra e vëmendjes së publikut dhe natyrisht që kjo mund të ketë krijuar ndjesinë që të marrin masa speciale.

Blendi Fevziu: Pse ju nuk ishit i mirëpritur në Greqi? Si janë raportet tuaja?

Edi Rama: Raportet e mia me Kyriakos Mitsotakis janë shumë të mira në aspektin si të thuash personal. Përsa i përket roleve institucionale, dihet që ka një ngërç, dihet cili është ngërçi, e bën të vetëvetijshme edhe atë që reflektohet në marrëdhëniet mes 2 qeverive. Ne kemi pasur një nënshtresë në këtë marrëdhënie ku gjërat kanë vijuar normalisht. Sot unë më mjafton dhe më tepron që isha “stari” i shqiptarëve të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat