“Policia ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi” - Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mernicës

Shqipëria

“Policia ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi” - Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mernicës

Më: 16 maj 2024 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale.

Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe kam menduar që e ka sharë dhe ofenduar dhe në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar.

Ai ka ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit dhe sipas tij e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari pasi sipas tij ka afruar dorën te arma e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat