Dita Botërore, agroturizmi – promotor i zhvillimit të ekonomisë rurale

Shqipëria

Dita Botërore, agroturizmi – promotor i zhvillimit të ekonomisë rurale

Më: 17 maj 2024 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Dje në të gjithë botën shënohet Dita Botërore e Agroturizmit me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e sektorit dhe sensibilizimin për diversifikimin e tij.

Agroturizmi konsiderohet promotor i jashtëzakonshëm për zhvillimin e ekonomisë rurale. Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndau në rrjete sociale foto të simbolikës së agroturizmit dhe thekson se Dita Botërore e Agroturizmit, na bën edhe më shumë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe të sigurt pranë fermave të pasura agroturistike të Shqipërisë, ku frymëzohemi me ajrin e pastër, bukurinë e natyrës e shijojmë ushqimin e tokës dhe mikpritjen e fermerëve.

Dita Botërore e Agroturizmit u krijua në vitin 1979 në një takim të OBT-së (Organizata Botërore e Turizmit), të mbajtur në qytetin turistik spanjoll të Torremolinos. Qëllimi i kësaj dite, nuk është aq tërheqja e vëmendjes ndaj kësaj industrie, por promovimi i këtyre zonave si komponenti më i rëndësishëm ekonomik në zhvillimin e një vendi.

Zhvillimi i agroturizmit i jep shtysë zhvillimit krahas zhvillimit ekonomik, edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, përmirëson klimën ndërkombëtare dhe çon në mirëkuptimin global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat