Rithemelimi denoncon: Ja shuma marramendëse që qeveria shpenzoi për dieta e bileta të transportit ajror në 2023

Shqipëria

Rithemelimi denoncon: Ja shuma marramendëse që qeveria shpenzoi për dieta e bileta të transportit ajror në 2023

Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:03
Genta Vangjeli

Zëdhënësja e Rithemelimit për Antikorrupsionin Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp nga selia blu, denoncoi se qeveria shpenzoi shpenzoi 9.5 milion euro për dieta e bileta të transportit ajror në 2023 dhe 8.1 milion euro për 2022.

Ajo tha se vlerat e paraqitura në raportin e APP janë pothuaj 3 fish më të ulëta se vlerat reale të regjistruara periodikisht në publikimet e shpenzimeve për blerje të biletave dhe udhëtimet jashtë vendit.

Deklarata:

Në analizën vjetore të APP-së për 2023 janë pasqyruar shpenzimet për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar. Sipas këtij institucioni për vitin 2022 vlera totale e shpenzuar për bileta ishte 2.9 milion euro ndërsa për vitin 2023 vlera totale ishte 3.6 milion euro ose 25% më shumë.

Të dy këto shifra fshehin fluturimet dhe shpenzimet lidhur me to të zyrtarëve të Ramës.

Partia Demokratike bën me dije publikun se shpenzimet fundore për dieta e blerjen e biletave të transportit ajror për vitin 2022 kapin vlerën totale të 8.1 milion euro

Për vitin 2023 kjo vlerë shkon në 9.5 milion euro ose 18% më shumë.

Vlerat e paraqitura në raportin e APP janë pothuaj 3 fish më të ulëta se vlerat reale të regjistruara periodikisht në publikimet e shpenzimeve për blerje të biletave dhe udhëtimet jashtë vendit.

Sikurse vërehet shpenzimet reale nuk përkojnë me vlerat totale sipas raportit të APP-së.

A janë këto rezultate veprime të kryera për shkaqe të mungesës së disiplinës profesionale apo veprime të kryera me dashje për të fshehur shpenzimet abuzuese e pa kriter të qeverisë që na drejton?

Kjo duhet hetuar ….

Për parimin e transparencës as nuk po flasim sepse kjo qeveri dhe administrata e saj e konsiderojnë një fjalë boshe që kërkohet nga Brukseli, por nuk ka vlerë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat