Plagosje me thikë, sherr fizik dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur, tre persona në pranga e 7 të tjerë të proceduar penalisht

Shqipëria

Plagosje me thikë, sherr fizik dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur, tre persona në pranga e 7 të tjerë të proceduar penalisht

Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Elbasan dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë në pranga kanë rënë një 63-vjeçar pasi ka goditur me thikë një person pas një konflikti, si dhe një 54-vjeçar dhe një 63-vjeçar të cilët janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur për shtatë persona që akuzohen për ndërtim pa leje, kanosje dhe përfshirje në sherr.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 58 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre 2 shtetasve, shtetasi T. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

-G. J., 54 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-L. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. Ç., 37 vjeç dhe M. Z., 31 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 29 vjeç;

-R. B., 40 vjeç, banues në fshatin Mlizë, pasi u kostatua se po ndërtonte një mur rrethues, pa leje.

Komisariati Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Murras, pasi ka kanosur një 29-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat