Eksperti i ekonomisë jep zgjidhjen për pensionistët që kanë punuar në ish-kooperativa për të mos ngelur më dyerve të gjykatave

Shqipëria

Eksperti i ekonomisë jep zgjidhjen për pensionistët që kanë punuar në ish-kooperativa për të mos ngelur më dyerve të gjykatave

Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Punonjësit e ish kooperativave bujqësore dhe ish-fermave në pjesën dërrmuese të rasteve nuk po munden të gjejnë vitet e punës, për shkak të zhdukjes së dokumenteve. Fenomeni është pranuar para pak ditësh prej drejtorit të ISSH-së, i cili shton se një tjetër ngërç është shënimi i emrave me shkurtime. Kjo bën që përfitimi i pensionit të jetë i cunguar, ose edhe të refuzohet. Për të komentuar këto problematika, por edhe detajet e reja që kanë dalë për skemën e re të pensioneve, gazeta “SOT” ka kontaktuar me ekspertin e njohur të ekonomisë Kujtim Hoxha. Sipas tij, në këtë mes fajin më të madh e ka ISSH, pasi secili punonjës i këtij institucioni punon për hesap të tij pa caktuar rregulla. Z.Hoxha ka treguar dhe tre mënyra shumë të thjeshta se si pensionistët të gjejnë zgjidhje dhe mos u drejtohen gjykatave për vitet që nuk i gjejnë në regjistra. Sipas tij, para vitit 93’, në kooperativa ishin të gjithë në punë, mund të marrin vetëm dëshminë e penalitetit, vitin kur e kanë mbaruar shkollën, të shohin dhe gjendjen civile ku e ka patur dhe pjesa tjetër duhet t’i njihet nga një komision e t’ju certifikojnë vitet e punës.

-Zoti Hoxha, para pak ditsh ISSH nxori si problematik punonjësit e ish kooperativave bujqësore dhe ish-fermave në pjesën dërrmuese të rasteve nuk po munden të gjejnë vitet e punës, për shkak të zhdukjes së dokumenteve. Gjithashtu si ngërç është edhe shënimi i emrave me shkurtime. Si e shikoni këtë situatë?

Procesi që sot ISSH ka hapur pothuajse ka degjeneruar. Secili punonjës i administratës në ISSH punon për hesap të tij pa caktuar rregulla. Është ngritur infrastruktura nëpërmjet e-Albania ku janë vënë disa piketa me të drejtë, sipas ligjit për të grumbulluar të ardhurat që ka depozituar qytetari nëpërmjet viteve të punës, ndërsa është flagrante periudha e para 93-shit se çfarë probleme ka. E para, nuk ka dëshirë për tu zbatuar ku ISSH nuk mund ta bëj vetë, kjo është demagogji. ISSH është institucion i cili merret me llogaritjen, ka në dispozicion qendrat e regjistrave dhe duhet të merret me teknikat. Nuk hap horizont instituti sa do rritet dhe si do t’i ndajë, ai duhet të marrë vendim qeverie ose me ligj Parlamenti, nuk merret instituti. Ky është institucion në shërbim të qytetarit, nuk bën as gjënë themelore. Të gjitha rastet e defekteve që janë nëpër regjistër janë të parashikuar sesi do të zgjidhen. Është një rregullore shtojcë e rregullores nr.1, e cila parashikon sesi ndahen këto punë. Ligji 169/2020 ka dalë formal, i cili nuk po zbatohet. Madje dhe rastet kur qytetari fiton gjyqin, ua shtyjnë e më pas ua dërgojnë në Gjykatë të Apelit.

-A ka ndonjë skemë që pensionistët të mos u drejtohen gjykatave për të gjetur zgjidhje?

Ka rrugë sa të duash vetëm të ketë dëshirë. Para vitit 93’, në kooperativa ishin të gjithë në punë, mund të marrin vetëm dëshminë e penalitetit, vitin kur e kanë mbaruar shkollën, të shoh dhe gjendjen civile ku e ka patur dhe pjesa tjetër duhet t’i njihet nga një komision e t’ju certifikojnë vitet e punës.

-Ndërkohë qeveria ka menduar një skemë të re për pensionistët brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe ato urban e rural. Mësohet se prioritet në rritjen e pensionit do të ketë pensionistët që jetojnë në vendin tonë krahas pensionistëve që janë rezident jashtë Shqipërisë me një diferencim indeksimi të përvjetshëm që bën qeveria. Si e shikoni këtë iniciativë të qeverisë?

Iniciativa mund të jetë e plotë por qeveritë faktikisht ekzistojnë për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve. Shqetësimet që raportojnë qytetarët, qeveria duhet t’ju vij në ndihmë dhe t’ua zgjidh. Qeveria nuk merret me problemet e qytetarëve por i ka abandonuar e duke iu thënë bëni si të doni. E një pjesë të madhe të popullsisë, ia delegoi qeverisë italiane, një pjesë qeverisë gjermane e një pjesë Belgjikës dhe vendete të tjera të Europës nëpërmjet aktmarrëveshjeve. Ndërsa pjesa e mbetur është pjesa e punonjësve të administratës shtetërore  dhe njerëzit që nuk kanë më fuqi as për të punuar e jo më gjejnë zyrat. Kjo qeveri duhet t’ju dal për zot qytetarëve. Më parë ishte ministria e Emigracionin nën drejtimin e Pandeli Majkos, e fakti që e hoqi si ministri, do të thotë që ka më pak kujdes ndaj qytetarëve të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë, vendit të lindur dhe i konsideron si turistë ku vijnë këtu. Ato janë emigrantë të cilët shihen si emigrantë në vendin e tyre, kjo gjë duhet të shihet me shumë kujdes. Shqiptarët e jetuar jashtë kur vijnë këtu prishin dhe paratë e fituara në vendin tjetër, gabimisht depozitojnë para edhe në bankat në Shqipëri dhe iu zhvlerësohen paratë, pasi nëse depoziton në bankë 10 mijë euro e bëjnë 12 milion lekë. Megjithëse shteti i përdor ato para, kanë vlerë më pak, pra shteti i fut dorën në xhep. Shteti duhet të jetë garantues ndaj të drejtave ekonomike dhe ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat