Vrau efektivin e forcave ‘Shqiponja’, Azgan Mërnica mbetet pa avokat. Çfarë po ndodh në seancën gjyqësore

Shqipëria

Vrau efektivin e forcave ‘Shqiponja’, Azgan Mërnica mbetet pa avokat. Çfarë po ndodh në seancën gjyqësore

Më: 17 maj 2024 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau efektivin e forcave Shqiponja në Baltëz të Fierit, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, por ka mbetur pa avokat.

Shkak është bërë mungesa e avokatit të tij mbrojtës në seancë.

Për ta mbrojtur është thirrur një avokat i shtetit, por dhe ai ka refuzuar ta mbrojë.

Ai u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e 15 Majit, dy pas krimit të rëndë ku i mori jetën efektivit të Shqiponjave duke e qëlluar me plumb në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat