Goditi me dorezë metalike dy adoleshentë, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë

Shqipëria

Goditi me dorezë metalike dy adoleshentë, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një sherr mes adoleshentësh ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë.

Xhuljano Doda, 18 vjeç, ka rënë në prangat e policisë, pasi ka goditur me dorezë metalike dy të rinj, të moshave 16 dhe 18 vjeç.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Ndërkohë bëhet me dije se dy të lënduarit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat