Ambasada e SHBA ‘zbarkon’ në Vlorë, çështjet e mjedisit dhe ato të dizinformimit në qendër të takimeve

Shqipëria

Ambasada e SHBA ‘zbarkon’ në Vlorë, çështjet e mjedisit dhe ato të dizinformimit në qendër të takimeve

Më: 17 maj 2024 Në ora: 17:09
Foto nga vendi i ngjarjes

I ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner dhe stafi i ambasadës udhëtuan në Vlorë këtë të premte për të vizituar Këndin Amerikan, ku u takuan me udhëheqës të rinj të përfshirë në programe STEM dhe kundër dezinformimit, mësimin e gjuhës angleze dhe aktivizmin për çështjet mjedisore.

Ai pati gjithashtu mundësinë të shihte rezultatet e nismës “AI for Good”, e cila përdor inteligjencën artificiale për të adresuar nevojat e komunitetit lokal, si dhe iu bashkua Klubit të Ambasadorëve të Natyrës Vlorë në plazhin e pyllit të Sodës për të mësuar rreth përpjekjeve të tyre në mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, diplomati Wisner u takua me zyrtarë nga Qendra Psiko-Sociale Vatra të mbështetur nga ambasada, e cila ofron shërbime të rëndësishme për viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje.

Ai u takua gjithashtu me kryebashkiakun Ermal Dredha si dhe me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj për të ritheksuar rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës drejt objektivit të reformës në drejtësi, si dhe partneriteteve për përmirësimin e përpjekjeve vendore për zbatimin e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat