Operacioni me 50 urdhër-arreste, Balla: Lufta kundër krimit të organizuar po jep rezultat

Shqipëria

Operacioni me 50 urdhër-arreste, Balla: Lufta kundër krimit të organizuar po jep rezultat

Më: 17 maj 2024 Në ora: 19:15
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur ditën e sotme se lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate.

Balla theksoi se përmes kësaj veprimtarie po rriten parametrat e sigurisë në komunitet si edhe po krijohet një trupë policore e denjë dhe me integritet.

Reagimi i plotë:

Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat