U masakrua me thikë, Enkelejda përcillet sot në banesën e fundit/ Eduart Denaj nuk pendohet për krimin: Ajo hante paratë e mia!

Shqipëria

U masakrua me thikë, Enkelejda përcillet sot në banesën e fundit/ Eduart Denaj nuk pendohet për krimin: Ajo hante paratë e mia!

Më: 18 maj 2024 Në ora: 08:48
Eduart Denaj, Enkelejda

50-vjeçari shqiptar Eduart Denaj që masakroi me thikë gruan e tij Enkelejdën, pritet të dalë para gjykatës për ngjarjen e rëndë, për të cilën nuk është penduar.

Sipas Protothema.gr vëllezërit, motrat dhe fëmijët e të ndjerës do të përcjellin sot Enkelejdën ë banesën e fundit në vendlindjen e saj Shqipëri.

Vëllai i saj, duke folur për protothema.gr, përmendi torturat që po kalonte motra e tij edhe kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.

“Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa ka pasur tre ankesa, ka pasur mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon ai për protothema.gr.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një pijanec dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai i saj. Ai foli edhe për 40-vjeçaren. “Motra ime ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje”, tha ai.

Sipas avokates, ai e kishte planifikuar që më parë ngjarjen e rëndë.

Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit, sulmuesi i kishte ngritur pritë ish-gruas së tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me viktimën e tij. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Oficerët e policisë nga departamenti lokal e gjetën gjatë një patrullimi dhe e prangosën.

Në momentin e arrestimit, sulmuesi i dyshuar ishte qartësisht nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.

“U zgjova në mëngjes, e dija që ajo dilte 5:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.

I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë , autori i vetë dyshohet se është përgjigjur se “Nuk duroja dot të shikoja zogun e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat