Superleku në revansh/ Euro dobësohet me gati 12 pikë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Shqipëria

Superleku në revansh/ Euro dobësohet me gati 12 pikë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Kursi i këmbimit në Shqipëri ka pasur luhatje të forta gjatë këtij viti duke rezultuar me një mbiçmim të lekut me gati 12 pikë.aktualisht një euro po këmbehet me rreth 100 lekë ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë kursi i kembimit ishte 112  lekë.

Forcimi i kursit të këmbimit duket se është diktuar nga një tepricë e lartë oferte në tregun e brendshëm valutor  e  ndikuar nga një sërë faktorësh ekonomik e mbi te gjitha nga hyrjet e larta te turisteve që janë rritur me 38% në katër muajt e parë duke arritur ne 2.3 milione.

Në raportin e fundit të politikës monetare Banka e Shqipërisë thekson ky mbiçmim është në linjë me sjelljen sezonale të kursit, por mbiçmimi i vërejtur gjatë katër muajve të parë të këtij viti ishte më i ulët se ai i regjistruar në të njëjtën periudhë të një vitit më pare

Banka e Shqipërisë analizon luhatjet në kursin e këmbimit të cilat vlerësohen pozitive për ekonominë shqiptare.Vlerësimi i lekut ka sjellë norma më të ulëta inflacioni, një gjë e dukshme kjo si në kontekstin rajonal dhe në atë evropian, duke mbrojtur konsumatorët nga gërryerja e fuqisë blerëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat