“Motoambulancë” për urgjencat/ Shërbimi i Motorëve mjekësore, në funksion këtë verë

Shqipëria

“Motoambulancë” për urgjencat/ Shërbimi i Motorëve mjekësore, në funksion këtë verë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:49
Skënder Brataj

Nga kjo verë do të nisë shërbimi i ri i Urgjencës Kombëtare për të shkuar tek pacientët me motor. Sipas kreut të urgjencës kombëtare Skënder Brataj, nisma ka për qëllim shmangien e trafikut duke mbërritur tek emergjencat sa më shpejt. Shërbimi do të nisë nga Tirana dhe fillimisht në punë do të jenë katër  mjete të tilla.

Për të ofruar ndihmë sa më shpejt mjekë dhe infermierë të Urgjencës  Kombëtare  do të shkojnë tek pacienti me motor.

“Në një arrest kardiorespirator është e rëndësishme qe ato 4 -6 deri në 10 minuta dikush të vë  duart tek gjoksi i pacientit që nëse do të rikthehet në jetë,   të zgjohet, mos mbetët në koma”, ka thënë ai.

Motorët mjekësor do të nisin funksionimin këtë verë  në qendra të  qyteteve ku trafiku është më i rënduar.  Shërbimi do të nisë nga Tirana dhe fillimisht në punë do të jenë katër  mjete të tilla.

“Garantojmë se nuk zbret cilësia e shërbimit dhe motomedika ka pajisjet mjekësore të domosdoshme që nga, oksigjeni,  ilaçet e trajtimit për çdo  patologji  urgjente, e vetmja gjë që nuk bën motori është transporti i pacientit”, shtoi më tej.

Po nëse i sëmuri pas ndihmës së shpejtë  ka nevojë për trajtim në spital?

“Janë organizuar kur mbërrin  motori  do të mbërrijë  dhe autoambulanca nëse është i nevojshëm transporti. Është në mënyrë e efikasitetit të mjekut, sot çdo ambulancë është e detyruar të bëjë transport në spital, bën transport me personel ndërkohë që dikush tjetër ka nevojë për vizitë dhe mjeku mund të jetë i lehtë përveç faktit që mund të jetë kod i kuq dhe duhet shoqërimi me mjek”, tha ai.

Aktualisht në të gjithë vendin  vetëm për urgjencën paraspitalore shërbejnë 120 autoambulanca  të shpërndara në pika të ndryshme të qyteteve.  Mjekët dhe infermierët e të cilave kryejnë rreth  140 mijë vizita në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat